Liverpool nuk arriti ta mbante deri në fund epersinë

Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në javën e 35-të të Premier League ndaj vendit të fundit West Brom. Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë hasur vështirësitë e Manchester United një javë më parë megjithëse se vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutat e para të ndeshjes me golin e Danny Ings i cili kishte zënë vendin e Roberto Firmino në qendër të sulmit.

Ky ishte goli i parë pas më shumë se 900 ditësh i Ings për ekipin e tij. goli i dha siguri për të menaxhuar me qetësi ndeshjen Liverpool-it dhe mundësitë për të thelluar diferencën nuk munguan, por Salah ishte i pafat në disa raste. Pas pushimit, djemtë e WBA, të cilët e kanë siguruar rënien nga kategoria, e rritën presionin por një kundërsulm i të Kuqve dyfishoi rezultatin.

Dhe ishte pikërisht golashënuesi më i mirë i Premier League, Mo Salah, ai që shënoi me klas të madh pas pasimit të Oxlade-Chamberlain. Por Liverpool duhet të vuajë deri në fund pasi WBA ngushton diferencën me mesfushorin Livermore 10 minuta përpara fundit, me një gol që dyshohet se ka qenë në pozicion jashtë loje. Por gjithsesi një gol që i ka dhënë zemër vendasve që barazojnë rezultatin me Rondon në fund të takimit. Një ndeshje që me siguri do të ketë lënë të pakënaqur Klopp në prag të sfidës me Roma-n.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *