Prishtina arrin fitoren e parë në Champions League

KB Prishtina e la nisur për mrekulli aventurën në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka shënuar fitore të thellë ndaj klubit holandez, Donar Groningen në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Në sallën e stërmbushur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve basketbollistët e Prishtinës argëtuan publikun duke shënuar fitore me rezultat prej 84-64.

A.J. Davis ishte më i miri në radhët e Prishtinës me 25 pikë, kurse pati 9 kërcime e një asistim. Ai u ndihmua nga Kyan Anderson që shënoi 13 pikë, e pati 3 kërcime e 6 asistime.

“Garat ndërkombëtare janë shumë të mira dhe donim që të kishim një start të mirë në Ligën e Kampionëve. Atmosfera ishte fantastike, dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në Holandë”, ka thënë Davis.

E trajnerit të Prishtinës nuk i ka bërë përshtypje rezultati.

“Nuk më bën shumë përshtypje rezultati i sotëm, por do të shohim gabimet që kemi bërë”, është shprehur trajneri i Prishtinës, Matthias Zollner

Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës në këtë garë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *