Triumfon Chelsea, befasohet Arsenali

Chelsea ka fituar, derisa Arsenali është mposhtur në udhëtim te Southamptoni në xhiron e 17-të të ligës angleze, transmeton zeri.info

Chelsea fitoi 2:1 në udhëtim te Brightoni.

Pedro (17’) dhe Eden Hazard (33’) shënuan për londinezët, derisa golin e vetëm për Brightonin e realizoi Solly March në minutën e 66-të.

Arsenali u mposht 3:2 si mysafir i Southamptonit.

Danny Ings e realizoi golin e parë të takimit në minutën e 20-të, derisa rezultati u barazuar pas tetë minutash nga Henrikh Mkhitaryan (28’).


Ings riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 44-të, ndërkohë që ishte përsëri Mkhitaryan që e barazoi rezultatin në minutën e 53-të.

Por, për t’ia siguruar tre pikë vendasve u përkujdes Charlie Austin në minutën e 85-të./sport-24h.net.






Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *